leoni

Në Gjonaj të Hasit, zbulohet busti i dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Reshat Çoçaj

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Brigada 113 nesër nga ora 10:00 do të protestojnë në Prishtinë

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Brigada 113 do të protestojnë nesër në Prishtinë. Siç bëhet e ditur, në këtë protestë do të kërkohet pastrimi i listave të veteranëve, si dhe keqpërdorimeve të tjera, shkruan lajmi.net. Mirëpo, një protestë e tillë nuk është duke u përkrahur nga OVL e UÇK-së. Kryetari i kësaj organizate, Hysni Ngucati, tha të enjten se OVL e UÇK-së përkrah kryeprokurin e shteti, Aleksander Lumezi që të qojë deri në fund hetimin rreth listave të veteranëve. “Ne si organizatë e veteranëve të luftës nuk e përkrahim protestën, unë e përkrahi kryeprokurin me i qu deri në fund hetimet për veteran të luftë, me protestë vetëm sa e pengojmë punën”, ka thënë Ngucati. Madje Ngucati tha se njëri ndër organizatorët e kësaj proteste, Faik Zogaj, nuk ka të drejtë ta bëjë një gjë të tillë në emër të Brigadës 113 për shkak se kjo e fundit ka hierarki të veten. E ndaj kësaj deklarate ka reaguar vetë Faik Zogaj. Ai ka thënë se ka shumë arsye për të protestuar, dhe se sipas tij përkrahja duhet të vijë edhe nga OVL e UÇK-së. Zogajtha se sipas tij edhe ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, është duke u mbajtur padrejtësisht në burg. “Ngucati e di që Sylejman Selimi është duke u mbajtur padrejtësisht në burg që nga shtatori. Unë kërkoj nga Ngucati që t’i mbështet jo vetëm protesten e tre shtatorit por edhe të gjitha protestat që organizojnë veteranët nëse e ndjen e vetën kryetar të OVL-së. Përndryshe ne do të reagojmë ndaj të gjithëve që kërcënojnë të drejtat e veteranëve”, ka thënë Zogaj. Protesta është paralajmëruar për nesër me fillim prej orës 11:00. Kujtojmë se çështja e numrit të veteranëve të UÇK-së u riaktualizua me dorëheqjen e prokurorit i cili po hetonte këto lista, Elez Blakaj. Ky i fundit përmes një letre publike kishte akuzuar kryeprokurin Lumezi për ndërhyrje në hetime.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …