Veteranët e luftës

Veteranët paralajmërojnë  protesta nëse në rritjen e pagës minimale nuk përfshihen edhe pensionet e tyre

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës paralajmërojnë  protesta nëse në rritjen e pagës minimale nuk përfshihen edhe pensionet e tyre. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka theksuar se pretendimet për rritje të pagës minimale pa e përfshi rritjen e pensioneve të veteranëve do të ketë pasoja. Ndërsa duke folur për numrin e veteranëve të luftës çlirimtare, ai ka theksuar se janë rreth 39 mijë persona që marrin pensione si veteranë të UÇK-së, ndërsa numri i saktë i tyre sillet rreth 20 mijë. Rritja e listave është bërë për shkak të përfitimeve të votave nga njerëz të politikës, ka saktësuar kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati. Ai ka shfaqur kritika ndaj kryetari, Hashim Thaçi dhe kryekuvendarit, Kadri Veseli që në tubimin qendror të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës nuk e përmendën kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çlirim.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …