Albulena Haxhiu

Vetëvendosja ka kërkuar nga ekipi negociator që t’i kthej mjetet e shpenzuara

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli antikushtetuese krijimin e Ekipit Negociator me Serbinë, Vetëvendosja ka kërkuar nga ky ekip që t’i kthej mjetet e shpenzuara. Gjatë konferencës për medie, deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu theksoi se antarët e Ekipt Negociator duhet të japin përgjegjësi penale ose t’i kthejnë mjetet e shpenzuara në buxhetin e Kosovës. Qeveria ka bërë shkelje me ndarjen e atyre mjeteve, por tash ne nuk jemi në dijeni sesa prej asaj shifre e kanë shpenzuar. Për këtë, do të duhej që menjëherë, qysh sot të dalin dhe të bëjnë transparente shumën që e kanë shpenzuar, qoftë si ekip në këto vizita, hotelet, meditjet etj., qoftë edhe militanëtët partiakë që këta persona i kanë angazhuar kinse si ekspert. Do me thënë, këta ose duhet të japin përgjegjësi penale për secilin shpenzim apo për secilin cent që e kanë shpenzuar, ose duhet t’i kthejnë cent për cent buxhetit të Republikës të Kosovës, të gjitha paratë që i kanë shpenzuar në mënyrë të paligjshme dhe arbitrare, theksoi deputetja, Albulena Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …