Vetëvendosja

Vetëvendosja: Nuk do të lejojmë miratimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, as AKS-në

Lëvizja “Vetëvendosje” ka paralajmëruar se nuk do të lejojë miratimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe as Asociacionin e Komunave Serbe në veri të vendit.  Kjo parti, e cila  nuk ka organizuar protesta që nga 17 shkurti i këtij viti paralajmëron që  në ditët në vijim, të veprojë energjikisht me qëllim për t’i kundërshtuar marrëveshjet për Asociacionin me Serbinë dhe Demarkacionin me Malin e Zi. Sipas burimeve nga Vetëvendosja bëhet e ditur se në kohën kur pritet ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, deputetët e kësaj partie  do të kthehen në Kuvend për ta kundërshtuar këtë Marrëveshje, e cila, i humb vendit mijëra hektarë tokë, ndërsa Asociacioni shkëput përfundimisht një pjesë të Kosovës duke futur Serbinë brenda territorit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Philip Reeker paralajmëron argumente të forta mbrojtëse në Hagë

Diplomati amerikan Philip Reeker ka komentuar rolin kyç që do të luajnë ish-gjenerali Wesley Clark …