leoni

tartus

Luftime të ashpra në disa qytete e vendbanime të Sirisë

Mbi 20 veta  kanë vdekur pas një sërë shpërthimesh që ndodhën ne qytete bregdetare të qyteteve Jableh dhe Tartus, provincën Sira dhe Latakia në zonën e kontrolluar nga ushtria ruse. Sipas një televizioni lokal ka pasur deri në tri shpërthime në qytetin bregdetar të Jableh në afërsi të terminalit të hekurudhës lokale. Kanali televiziv i ka përshkruar këto si sulme terroriste që kanë lënë një numër të pacaktuar të vdekurve dhe të plagosurve. Ria Novosti dhe televizioni shtetëror kanë raportuar është për një sulm të katërt. Gjithsej thuhet se ka pasur rreth shtatë shpërthime. Mbi 100 veta kanë humbur jetën nga sulmet në dy bastione të regjimit të kriminelit  sirian, Bashar al-Assad. Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, ka thënë se tre shpërthime kanë goditur qytetin Tartus, në bregdetin e Mesdheut. Katër shpërthime të tjera kanë ndodhur në qytetin Xhableh. Disa prej shpërthimeve janë shkaktuar nga bomba vetëvrasëse. Dy qytetet, deri më tash, kanë qenë relativisht të izoluara nga lufta në Siri, e cila ka nisur qysh në vitin 2011.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …