Brickos

Vetëvendosje do të organizojë protesta më masive nëse Thaçi nuk tërhiqet nga ideja e tij për ndarjen e Kosovës

Vetëvendosje do të organizojë protesta më masive nëse Thaçi nuk tërhiqet nga ideja e tij për ndarjen e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje planifikon të organizojë protesta edhe më masive gjatë javëve në vijim nëse kryetari, Hashim Thaçi nuk tërhiqet nga ideja e tij për ndarjen e Kosovës. Ismajl Kurteshi, deputet i Vetëvendosjes ka thënë për mediet se partia e tij do të organizojë përsëri protesta nëse Hashim Thaçi nuk zmbrapset nga iniciativa e tij e fundit. “Shpresojmë që presidenti Thaçi dhe institucionet tjera, duke përfshirë edhe Qeverinë, e kanë kuptuar drejt mesazhin dhe nuk do të ketë nevojë që edhe një herë të organizojmë protesta, por do të ulemi dhe do ta bëjmë një platformë të përbashkët. Nëse ata vazhdojnë me avazin e vjetër ne do të vazhdojmë me protesta”, ka thënë Kurteshi, duke shtuar se protestat e ardhshme do të jenë edhe më masive.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …