Vetëvendosje

Vetëvendosje: Në Medvegjë shqiptarët po fshihen nga regjistrat civilë dhe po u mohoet e drejta e votës

Kosova është në ethet e zgjedhjeve të parakohshme, por të dielën mbahen edhe zgjedhjet vendore në Medvegjë. Përmes një deklarate për media, Lëvizja Vetëvendosje reagoi duke thënë se në Medvegjë shqiptarët po fshihen nga regjistrat civilë dhe kështu po i mohoet e drejta e votës. Sipas tyre, ky proces është një spastrim burokratik i Medvegjës prej shqiptarëve, të cilët janë banorë autoktonë, pronarë të tokave, banorë të kahershëm të atyre anëve dhe është e porositur direkt nga Vuçiqi. Vetëvendosje kërkon edhe reagim tëmenjëhershëm të Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës pasi kjo do të jetë një gjë e vështirë për t’u zgjidhur në të ardhmen. Lëvizja Vetëvendosje kërkon prej qeverisë të Kosovës e asaj të Shqipërisë të veprojnë në mbrojtje të shqiptarëve të Medvegjës që të mos lejohet eliminimi i tyre prej listave të adresave dhe konfiskimi i letërnjoftimeve të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …