leoni

Vinçenco Grasso, demantoi deklaratat e kryetarit serb Vuçiq, se forcat e Kosovës po planifikojnë intervenim në veri

Vinçenco Grasso, demantoi deklaratat e kryetarit serb Vuçiq, se forcat e Kosovës po planifikojnë intervenim në veri

Zëdhënësi i KFOR-it, Vinçenco Grasso, ka demantuar deklaratat e kryetarit të  Serbisë, Aleksander Vuçiq, se forcat e Kosovës  po planifikojnë një intervenim të armatosur për të vënë nën kontroll veriun e Kosovës dhe për të marrë Trepçën. Grassso ka thënë se nuk ka shenja se Kosova është duke planifikuar diçka të tillë ashtu siç kanë spekuluar disa media. Në një intervistë për Tanjug, ka thënë se situata në Kosovë është nën kontroll dhe nuk ka indikacione për incidente të mundshme.  I pyetur nëse KFOR-i është pajtuar me një plan të tillë të Prishtinës për intervenim në veri, Grasso është përgjigjur se të gjitha palët duhet të mos provokojnë tensione të panevojshme bazuar në informacione të pabazuar që shkaktojnë shqetësim tek popullata. Ai gjithashtu është pyetur se çfarë do të bëj KFOR-i nëse Kosova do të ndërhyjë në veri, ai ka thënë se KFOR-i mbanë kontakte shumë stabile dhe të mira me të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë, gjithashtu edhe me forcat e armatosura të Serbisë, për të parandaluar çfarëdo aksioni të papritur.

Kontrolloni gjithashtu

Olaf Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës e Serbisë të angazhohen më shumë në normalizimin e marrëdhënieve

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen më shumë …