Visar Ymeri: Kosova e sotme nuk është në përputhje me idealin e UÇK-së

Visar Ymeri: Kosova e sotme nuk është në përputhje me idealin e UÇK-së

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, së bashku me Albin Kurtin, Aida Dërgutin, Shpend Ahmetin dhe zyrtarë tjerë të partisë kanë nderuar dëshmorët e Prekazit në 19- vjetorin e rënies. Pas homazheve në varreza, ky delegacion është pritur edhe në kullën e Jasharëve nga përfaqësuesi i familjes, Murat Jashari. Kryetari i Vetëvendosjes,  tha se  kjo ditë është e veçantë për ta nderuar familjen Jashari, në këtë familje ka ndodhur një prej ngjarjeve më të rëndësishme dhe një sakrificë e cila është e papërsëritshme në historinë e kombit shqiptar. Ushtria Çlirimtare e Kosovës është një prej ngjarjeve më të rëndësishme që e ka pasur kombi shqiptar, e cila përmes organizmit popullor e ka dëshmuar se sa i madh është vullneti për liri. Në këtë drejtim mendojë që rezistenca, beteja dhe sakrifica e familjes Jashari është një gjë të cilën ne kurrë nuk duhet ta harrojmë, sepse sakrifica e tyre e solli lirinë  që  populli ynë po e gëzon sot, tha Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …