leoni

Bardhul Mahmuti

Bardhyl Mahmuti: Ata që e kanë mizën pas veshi drejtojnë gishtin drejt të tjerëve!

Zbatimi nga ana e Francës i një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia për ndalimin e Ramush Haradinajt pati reagime nga shqiptarët kudo që jetojnë. Është një konsensus i përgjithshëm se bëhet fjalë për një urdhër politik të mbështetur në dosjet e sajuara nga regjimi që ushtroi gjenocid në Kosovë. Askush nuk duhet të habitet që shqiptarët e përjetuan shumë rëndë ndikimin politik të drejtësisë franceze nga politika serbe. Është plotësisht e kuptueshme solidariteti me Ramush Hardinajn dhe familjen e tij, gjaku i të cilëve qëndron në themelet e lirisë së Kosovës.

Ajo që më bëri të reagoj lidhet me qëndrimin e disa “analistëve” dhe “drejtuesve të portaleve” që nuk lënë rast pa shfrytëzuar për të “ngritur zërin kundër persekutimit të Ramush Haradinajt”. Duke i dëgjuar se si përsërisin si papagaj që “ Ramush Haradinaj është plotësisht i pafajshëm dhe se për pafajësinë e tij ka sjellë vendim drejtësia ndërkombëtare në Hagë” vij në dileme për atë se çka është duke ndodhur me këta “analistë” dhe “drejtues të portaleve”. A thua ndjejnë fajësinë për qëndrimet e tyre të dikurshme dhe tentojnë të bëjnë “katarzën shpirtërore”  apo ndoshta mendojnë që lexuesi shqiptar ka harruar tërë atë vrer që kanë vjellë kur Ramush Haradinaj u shpall i pafajshëm në të gjitha veprat që e ngarkonte akuza e sajuar nga Serbia dhe të ngritur nga prokuroria e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

Sikur vërtetë të ndiheshin fajtor dhe të përpiqeshin të lajnë veten nuk do të reagoja, për faktin se ndaj një pjese prej tyre kam reaguar në kohën kur ata ishin tërbuar nga vendimi për pafajësinë e Ramush Haradinajt. Por, kur shoh se si janë duke e drejtuar gishtin në drejtime të ndryshme dhe krijojnë dilema se mos vallë dikush nga Kosova ka ndikuar që të riaktivizohet dosja serbe kundër Ramush Haradinajt dhe urdhër-arresti i vitit 2004 më duhet t’ua rikujtoj shprehjen e njohur popullore për ata që e kanë mizën pas veshi… Unë nuk mund ta di nëse dikush nga qarqet politike fshehtazi ka gisht në këtë çështje. Por, tri shkrimet e mija të vitit 2013  sqarojnë disa segmente të mënyrës se si Serbia i mbajti gjallë publikisht dosjet e sajuara kundër luftëtarëve të lirisë dhe përmes cilave forma i luftonin vendimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Organizatat kryesore atdhetare në Kosovë nga LNDSH-ja, LRBSH-ja, OMLK-ja, LPK-ja, PKMLSHJ e të tjera

Përpjekjet e disa individëve, ish të burgosurve dhe e ishave të tjerë, me qëllim  për …