zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për tendencë që përmes pushtetit të kontrollojë mënyrën e të menduarit të qytetarëve dhe për ta përcaktuar të vërtetën sipas interpretimit të tij.  Ymeri theksoi se Kurti e përdor shtetin për të imponuar qasje të njëanshme ndaj ligjit, duke mos lënë hapësirë për mendim të lirë. Ai shtoi se Vetëvendosje manipulon me konceptet politike, si në rastin e Asociacionit, duke i ndryshuar emrin për të mashtruar publikun. Ymeri kritikoi edhe qasjen e Kurtit gjatë fushatës zgjedhore, duke thënë se ai nuk ka ofruar program konkret dhe i ka trajtuar qytetarët vetëm si numra elektoralë, pa adresuar nevojat e tyre reale.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiprim Arifi

Shqiprim Arifi: Kryetarja Vjosa Osmani ka luajtur rolin e atasheut mbrojtës të Albin Kurti në përpjekjet e tij për kapjen e shtetit

Politikani i shquar nga Kosova lindore, Shqiprim Arifi ka drejtuar kritika në adresë të kryetares …