UNICEF: Më shumë se 12. 000 fëmijë janë vrarë apo gjymtuar në zonat e konfliktit, gjatë vitit 2018

Viti 2018, viti i vrasjeve mizore të fëmijëve në Afganistan, Siri, Jemen e vende të tjera

Organizata e OKB për Fëmijët, UNICEF ka paraqitur një raport për tmerrin të gjatë vitit 2018 kanë pësuar fëmijët sidomos në Afganistan dhe në Siri por edhe në vende të tjera të botës. Njerëzimi nuk ia ka dalë as këtë vit të mbrojë fëmijët në vatrat e konfliktit. Dhjetëra  mijëra syresh janë vrarë e përdhunuar. Në Siri janë vrarë nga janari në shtator të vitit 2018, 870 fëmijë. Kjo është shifra më e lartë e një nëntëmujori që nga fillimi i luftës në Siri. Në Afganistan në të njëjtën hapësirë kohore janë vrarë ose plagosur 5000 fëmijë. 89% e viktimave civile nga minat janë fëmijë. Edhe në Jemen ka pasur një numër të lartë viktimash të fëmijëve. Të paktën 1427 fëmijë janë vrarë ose plagosur nga lufta në këtë vend. UNICEF u bën thirrje palëve në konflikt që të ndalin menjëherë dhunën kundër fëmijëve dhe veçanërisht të heqin dorë nga sulmet në shkolla dhe spitale.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …