Brickos

Vitia nikoqire e Konferencës së II-të të kryetarëve të Rajonit të Lindjes të organizuar nga KFOR-i

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në takim zëvendës komandantin e kampit ushtarak “Bondsteel”, Eddie Simpson, i cili u shoqërua nga kapitenja Lopez si dhe Përgjegjësi për LMT-të e Lindjes, kapiten Andrew Diehl. Kryetari Haliti, e ka falënderuar KFOR-in për punën që po e bëjnë në Kosovë, në veçanti në komunën e Vitisë, dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm. Ai, gjithashtu falënderoj organizatorët e Konferencës së kryetarëve të Rajonit të Lindjes, e cila mbahet për herë të dytë dhe kësaj here kanë zgjedhur komunën e Vitisë si nikoqire. Në këtë takim ai ka vënë në pah bashkëpunimin e mirë të komunës së Vitisë me ushtarët e KFOR-it, dhe ekipin ndërlidhëse. Kryetari Haliti gjithashtu ka njoftuar zv.komandantin Simpson, rreth zhvillimit të gjithëmbarshëm në këtë komunë, konkretisht për të arriturat dhe projektet e shumta që parashihen të realizohen në këtë komunë nga vetë komuna por edhe në bashkëpunim me partnerët e saj.

Kontrolloni gjithashtu

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon”

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon” në komunën …