Vitia pjesë e projektit “Kontrata Sociale”

Komuna e Vitisë është pjesë e projektit të USAID-it “Kontrata Sociale” dhe për këtë arsye zyrtarët komunal dhe drejtorët nga kjo komunë, në krye me kryetarin e saj, Sokol Haliti po marrin pjesë në një punëtori konsultative. Qëllimi i kësaj punëtorie është për të identifikuar objektivat për pjesëmarrje publike dhe avancuar qasjen e institucioneve publike, në raport me pjesëmarrjen e qytetarëve në nivel lokal. Me këtë rast në ditën e dytë të punëtorisë kryetari Haliti, mbajti një fjalë rasti, ku ndër tjerash foli për rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje. “Jam i lumtur që sot po marr pjesë në këtë punëtori pasi që pjesëmarrja e qytetarëve është e rëndësishme në proceset demokratike. Shprehi përkushtimin tim që ta rrisim edhe më shumë rolin e qytetarëve në vendimmarrja”, u shpreh kryetari Haliti. Ai shtoj se qeverisja e tij është e përkushtuar për demokraci lokale dhe gjithëpërfshirëse. I pari i komunës së Vitisë gjithashtu theksoj se pret që bashkëpunimi të finalizohet dhe të krijohet bashkëpunim i përhershëm mes qytetarëve dhe institucioneve komunale. Ai falënderoj edhe qeverinë dhe popullin amerikan për përkrahjen e vazhdueshme për Vitinë dhe Kosovën. Përndryshe në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi dhe drejtor komunal.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po qëndron për vizitë në Bruksel

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron për vizitë  në Bruksel. Ai …