Vjosa Osmani: Uroj që Republika jonë të ketë zgjedhje të qeta, të rregullta, demokratike

Të drejtën e votës e ushtroi edhe kryetaja Vjosa Osmani. Ajo ka thënë se është e bindur se pas procesit të votimit, partitë politike do të gjejnë një rrugë përpara, stabile dhe me legjitimitet të plotë. “Uroj që Republika jonë të ketë zgjedhje të qeta, të rregullta, demokratike, uroj po ashtu të kemi zgjedhje me pjesëmarrje sa më masive të qytetarëve të Republikës sonë me të drejtë vote. Si gjithnjë zgjedhjet janë proces i rëndësishëm demokratike, ku vendimmarrja kthehet te qytetarët tanë dhe shpresoj që rezultatet e këtyre zgjedhjeve të rezultonte me krijim sa më të shpejt të parlamentit dhe zgjedhje të Qeverisë së Kosovës të cilat janë të domosdoshme për procese të rëndësishme të brendshme dhe ndërkombëtare të Republikës sonë. Dua të falënderoj ë gjitha institucionet që janë angazhuar dhe po angazhohen që ky proces të jetë i rregullt” theksoi mes tjerash, kryetarja, Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës kërkon drejtësi për Astrit Deharin

SHBPK: Reagim ndaj shtrembërimit të së vërtetës historike në hapësira publike

Të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë nga autorë dashakeqës ndaj të djeshmës …