Volodymyr

Volodimir Zelensky deklaron se në Samit do të diskutojë për çështjen e Krimesë, Kosovës dhe mbështetjen për Ukrainën

Kryetari i Ukrainës, Volodimir  Zelensky ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Tiranë, ku sot mbahet Samiti “Ukrainë – Europa Juglindore”, do të diskutojnë për çështjen e Krimesë, Kosovës dhe mbështetjen për Ukrainën. Ai ka shkruar  se Shqipëria është një vend i pasur, andaj shpreson në pjesëmarrjen e saj financiare në forcimin e demokracisë dhe lirisë. Zelensky për herë të parë po viziton Shqipërinë. Ai ka mbërritur në tokën shqiptare mbrëmë, ku është pritur nga ministri Igli Hasani dhe ambasadori i Ukrainës në Tiranë, ndërsa sot merr pjesë në samitin për Ukrainën. Në samit do të jenë të pranishëm Presidenti i Ukrainës Zelensky, kryetarja  e Moldavisë Maia Sandu, e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq,  i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo, dhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …