Titisti i përbetuar, Azem Vllasi e qorton Ramush Haradinajn sepse ai po e zemëruaka Serbinë (!)

Me apo pa qëllim, pro-jugosllavi i përbetuar, titisti, Azem Vllasi përdor një krahasim degradues, fyes e pezhorativ për Albin Kurtin

Titisti i përbetuar jugosllav, Azem Vllasi, i cili mbahet edhe si njeri i arsimuar, në një koment për gabimet e Albin Kurtit, mësymjet e pastaj tërheqjet e tij në veprime politike bën një krahasim pezhorativ, ndoshta pa qëllim të keq, ndoshta të nivelit të perceptimit të kapaciteteve intelektuale të tij, por përdormi i fjalës “turr-i”, i foljes “për t u turrur”, i shkon veprimit të qenit e egërsirave dhe jo njeriut, përveç në rastet kur përdoret si krahasim, apo me qëllim denigrimi e përçmimi. Vllasi shkruan: Ai, Albini, po turret njëherë, tani po zmbrapset. U turr për çështjen e targave derisa u ngritën tensionet, pastaj u zmbraps duke e shtyrë afatin. Tash kemi sërish një zmbrapsje pasi e kanë shtyrë afatin e zbatimit të vendimit. Kurti në fund të janarit tha që kanë marrë vendim për ndalimin e dinarit dhe ai vendim do të zbatohet prej 1 shkurti, e tash kemi shtyrje të afatit për tre muaj”, ka thënë Vllasi.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Gjermania, Franca e Italia, do të vënë veton ndaj rekomandimit të 82% të deputetëve të Asamblesë

Drejtori i Iniciativës Evropiane për Stabilitet,  Gerald Knaus, ndërsa ka komentuar deklaratat e fundit të ambasadorit …