Zoran Milanoviq: Asnjë ushtar kroat nuk do të shkojë për të luftuar në Ukrainë derisa të jem kryetar dhe komandant i Ushtrisë

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq tha se asnjë ushtar kroat nuk do të shkojë në Ukrainë derisa të jetë president i vendit dhe komandant suprem i forcave të armatosura. Në të njëjtën kohë, ai akuzoi kryeministrin, Andrej Plenkoviq për promovim personal kur ka thënë do të merrte kroatët dhe ushtarët  dhe do të shkonte për të luftuar,  në Ukrainë, njoftoi shërbimi për shtyp i Milanoviqit në një deklaratë. Ai vlerësoi se “zgjidhja e vetme për luftën në Ukrainë është arritja e një marrëveshjeje paqeje që do të parandalojë viktima të reja dhe do të shpëtojë mijëra jetë”. Milanoviq ka reaguar ndaj deklaratës së Plenkoviqit pas kthimit nga samiti i aleatëve perëndimorë të Ukrainës në Paris se Kroacia nuk ka pranuar  të dërgojë ushtarë kroatë, në Ukrainë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar kundër deklaratës së ministres, Donika Shvarc

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar në deklaratën e ministres së  Jashtme, Donika Shvarc, …