Vuçiq ankohet tek kancelarja Merkel lidhur me vendosjen e taksës për produktet serbe nga insitucionet e Kosovës

Vuçiq ankohet tek kancelarja Merkel lidhur me vendosjen e taksës për produktet serbe nga insitucionet e Kosovës

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq është takuar sot në Paris me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Temë kryesore e këtij takimi ishte edhe çështja e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Sipas mediave serbe, Vuçiq në këtë takim nuk e ka lënë pa përmendur edhe lëvizjen e fundit të Prishtinës zyrtare në lidhje me vendosjen e taksës shtesë për importin e mallrave serbe. Vuçiq, citohet t’i ketë thënë kancelares gjermane se një veprim i tillë sipas tij përbën shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare. Nga ana tjetër, Merkel në këtë takim ka ripërsëritur qëndrimin e saj se dëshiron të ndihmojë për paqe në rajonin e Ballkanit. Takimi i tyre u mbajt pak para fillimit të ceremonisë zyrtare të shënimit të armëpushimit që rezultoi me përfundimin e Luftë së Parë Botërore.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Canaj: Zgjedhjet komunale bashkë me ato qendrore do t’i konvenonin Kurtit

Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është i interesuar …