Aleksandar Vuciq

Vuçiq: Çështja e Kosovës është pengesa kryesore e pranimit të Serbisë në BE

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për AFP  thotë se çështja e Kosovës është pengesa kryesore e pranimit të Serbisë në BE. Ai tha se populli serb është i vetëdijshëm se zgjidhja e kësaj çështjeje do të jetë shumë e dhimbshme. Agjencia franceze e lajmeve, shkruan se BE-ja, e cila të enjten në Sofje organizon një samit për Ballkanin, është e ndarë lidhur me pavarësinë e Kosovës, sepse pesë anëtarë të saj nuk e kanë njohur ende. Megjithatë, BE kërkon normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, të cilat duan të bëhen anëtarë të BE.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …