Pavarësisht si thonë të tjerët unë i frikësohem Palmerit, thotë kryetari i Serbisë, A. Vuçiq

Vuçiq: Gjatë takimeve me emisarin Lajçak, do të bisedojmë sa i përket normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se gjatë takimeve me të dërguarin e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, ka diskutuar se çfarë mund të bëhet sa i përket normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. “Por nëse dikush nuk është i gatshëm as të bisedojë, e lëre më të zbatojë Asociacionin e komunave serbe, atëherë kjo nuk ka kuptim”, ka thënë Vuçiq sot para takimit me Lajçakun në Beograd. Ai ka bërë të ditur se në prag të udhëtimit të tij në Ohër, për të takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe Lajçakun, ai do t’i adresohet popullit rreth pozicionit të tij për Kosovën. Do ta them si i shoh gjërat dhe çfarë mund të bëjmë në të ardhmen. Të mërkurën dhe të enjten, do të flas sa u përket Kosovës ka thënë Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …