Albin Kurti ka takuar shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit në vendin tonë

Albin Kurti ka takuar shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit në vendin tonë

Në zhvillimet politike të kohës së fundit, sidomos ato në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Albin Kurti ka shpeshtuar takimet me zyrtarët evropianë në Kosovë. Në kuadër të këtyre takimeve, Albin Kurti sot ka takuar shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit dhe çështje aktuale, me theks te fusha e sundimit të ligjit dhe situatës së përgjithshme të sigurisë në vend”, thuhet në njoftim. Më tej në njoftimin e Qeverisë  thuhet se Kurti u informua nga Wigemark për zbatimin e detyrave të EULEX-ut në kuadër të mandatit aktual dhe folën për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve vendore dhe misionit të EULEX-it.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …