Smajl Latifi: Në ditën e sotme, po të ishte i gjallë, Prof. dr. Sabahajdin Cena do ta kremtonte 70-vjetorin e lindjes

Në ditën e sotme, po të ishte i gjallë, Prof. dr. Sabahajdin Cena do ta kremtonte 70-vjetorin e lindjes. Njerëzit e mëdhenj lindin njëherë dhe jetojnë përherë në mendjet dhe zemrat e njerëzve. Jeta e përballi me sfida e vështirësi të shumta, por ai ia doli të dalë faqebardhë dhe pas vetes la vepra të pavdekshme.
Ndonëse me vështirësi të mëdha financiare e materiale, ia doli të mbërrijë majat e shkencës shqiptare. Doktoroi në letërsi popullore me temën ,,Proza popullore legjendare shqiptare” dhe punoi profesor universitar në disa universitete shqiptare. Kontributi i tij në luftën çlirimtare ishte i madh, ndërsa pas luftës mblodhi e publikoi shumë biografi për dëshmorët në Feniksët e lirisë, ndërsa së fundmi botoi edhe dy vëllime me biografi për dëshmorët ,,Kronikë nëpër stuhi”. Në dorëshkrim janë edhe dy vëllime të tjera. Në arkivin e tij janë edhe mijëra faqe dorëshkrime të ndryshme, që mbase një ditë do ta shohin dritën e botimit.
Në shënim të ditëlindjes së tij, sot përuruam Këndin e librit shkencor në bibliotekën komunale ,,Sulejman Krasniqi”. Në raftet e këtij këndi janë sistemuar një mori veprash, shumë botime të profesorit Sabahajdin Cena, si dhe vëllime të shumta me përmbajtje shkencore. Besojmë se lexuesit do të vijojnë të frekuentojnë sa më shpesh në këtë bibliotekë dhe të shfetojnë materialet e vyeshme që janë aty. Ne do të vazhdojmë ta pasurojmë bibliotekën me tituj të rinj dhe të ofrojmë sa më shumë mundësi për nxënësit tanë dhe të pasionuarit pas librit.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Çka thanë avokatët: Mishetiq dhe Emmerson për dëshmitarin e Prokurorisë, Ramiz Qeriqi, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka deklaruar se Ramiz Qeriqi është i dyshuar për …