Vuçiq: Marrëveshja BE - Kosovë për shtensionimin e situatës në veri ka për qëllim krijimin e arsyeve për ta fajësuar Serbinë

Vuçiq: Marrëveshja BE – Kosovë për shtensionimin e situatës në veri ka për qëllim krijimin e arsyeve për ta fajësuar Serbinë

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka komentuar marrëveshjen e arritur më 10 korrik ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, rreth hapave për shtensionimin e situatës në veri. Ai ka folur për kërkesat që komuniteti ndërkombëtar i ka vendosur përpara Beogradit dhe Prishtinës, për uljen e tensioneve. “Tani do të shihni një truk tjetër që disa njerëz nga Perëndimi po përpiqen ta zbatojnë. Dhe kjo nënkupton [që ata do të thonë] – kthehuni dhe flisni normalisht”, tha Vuçiq, duke shtuar se mënyra që kërkohet për shtensionimin e veriut, është e pakuptimtë për të. Shtensionimi është kur tërheqin 25 për qind të diçkaje? Një Zot e di se çfarë do të thotë kjo, por ata po kërkojnë një arsye të mjaftueshme për të fajësuar Serbinë”, tha Vuçiq, duke iu referuar vendimit të Qeverisë së Kosovës për të zvogëluar praninë policore në veri të vendit”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani: Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, ka komunikuar me një të arratisur në Serbi, rreth 4 vjet më vonë!

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka rikujtuar komunikimin e shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, …