Aleksander Vuçiq

Vuçiq: Në zgjedhjet presidenciale të Serbisë serbët do të votojnë në të gjithë territorin e Kosovës

I mllefosur nga mos lejimi i mbajtjes së referendumit në Kosovë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar se në zgjedhjet presidenciale të Serbisë, serbët do të votojnë në të gjithë territorin e Kosovës. Mediet serbe e kanë cituar atë të ketë deklaruar se pala e Kosovës nuk është e interesuar për asgjë. “Ata janë të interesuar vetëm t’i njohim si shtet të pavarur. Shpresoj dikush do ta kuptojë se cilat do të ishin pasojat nëse kjo nuk do të ndodhë. Unë jam i vrenjtur dhe rrudh vetullat, por buzëqesh kur QUINT-i thotë se kanë lëshuar komunikatë, por Kurti nuk ka dashur t’i dëgjojë [lidhur me mbajtjen e referendumit serb në Kosovë]”, është cituar të ketë deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …