Vuçiq, nuk ishte i fshehtë, por takim përgatitor për samitin e Parisit

Aleksander Vuçiq thotë se takimi i Berlinit nuk ishte i fshehtë, por takim përgatitor për samitin e Parisit

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq, tha se takimi i përfaqësuesve të Beogradit dhe të Prishtinës, të enjten në Berlin, të ndërmjetësuar nga Gjermania, nuk ishte i fshehtë, por takim përgatitor për samitin e Parisit, ndërsa ka shtuar se pas tij Gjermania e Franca e kanë kuptuar mirë se kush nuk dëshiron dialog. “Marko Gjuriqin e kam dërguar unë në Berlin, që të marrë pjesë në mbledhjen përgatitore për samitin e Parisit. E kam porositur që Serbia të jetë konstruktive, se me rëndësi është heqja e taksës anticivilizuese, por shqiptarëve nuk iu ka shkuar mendja ta heqin taksën dhe prandaj nuk ka rezultate”. Nëse drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ishte atje fshehtas, Vuçiq tha se nuk ishte fshehtës, por ” ishte marrëveshja që të mos flitet publikisht”. “Mendoj se gjermanët e francezët e kanë kuptuar mirë se kush nuk dëshiron dialog dhe kush po frenon”, tha kryetari serb. Ai shtoi se tash është edhe më i sigurt se nuk do të ketë mbledhje në Paris dhe se nuk e di si t’ia bëjmë me Prishtinën, për të tjerat nuk mërzitem”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …