leoni

Vuçiq: Qëllimi i Kosovës është të dëbohen serbët nga veriu ose të detyrohen të pajtohen me pavarësinë

Vuçiq: Qëllimi i Kosovës është të dëbohen serbët nga veriu ose të detyrohen të pajtohen me pavarësinë

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq pasi ndoqi stërvitjet ushtarake në Batajnicë u ankua se askush s’po e detyron Kosovën të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel.  “Jo me dëshirën tonë, jo me vullnetin tonë, por me dëshirën e atyre që as nuk mund të mendojnë se si do ta përmbushin diçka që kanë nënshkruar 10 vjet më parë, askush nuk po i detyron ta bëjnë këtë, por ata që nuk po i detyrojnë janë në gjendje të na detyrojnë dhe ngacmojnë ne dhe njerëzit tanë”, u tha Vuçiq gazetarëve në Batajnicë, pasi mori pjesë në stërvitjet ushtarake. Ai tha se qëllimi është që “ose të dëbohen serbët nga veriu ose të detyrohen të pajtohen me pavarësinë”, si dhe ta çojnë Serbinë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës. Sipas tij, dialogu është reduktuar në “urdhra ndaj Serbisë, të cilat ajo nuk mund t’i përmbushë për shkak të Kushtetutës dhe qëndrimit të saj”.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore të PDK LDK AAK-NISMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare …