Londra, Parisi dhe Berlini mund të goditeshin brenda 200 sekondave nga lëshimi i raketave bërthamore të Rusisë

Londra, Parisi dhe Berlini mund të goditeshin brenda 200 sekondave nga lëshimi i raketave bërthamore të Rusisë

Në vazhdën e propagandës së luftës, Televizioni Shtetëror rus ka simuluar një sulm të mundshëm me armë bërthamore nga Vladimir Putin në tre kryeqytete në Evropë, duke deklaruar se  në një rasat të tillë nuk do të kishte ‘asnjë të mbijetuar’. Kjo ka ardhur si përgjigje ndaj komenteve që ka bërë ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar që mbështeti sulmet ukrainase në infrastrukturën ruse. Drejtuesit e emisionit kanë thanë se qytetet e Londrës, Parisit dhe Berlinit, mund të goditeshin brenda 200 sekondave nga lëshimi i raketave bërthamore. Këto acarime fjalësh vijnë pasi ish-shefi i NATO-s, Richard Sherriff paralajmëroi se Perëndimi duhet të ‘përgatisë veten’ për një luftë të ‘skenarit më të keq’ me Rusinë në Ukrainë. Ditë më parë ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Llavrov ka deklaruar se Rusia nuk do të përdorë e para armët bërthamore.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada Amerikane në Prishtinë kërkon që në insitucione të emërohen profesionistë me përvojë e jo aleatë politikë

Ambasada e SHBA-ve: Ngërçi politik po i kushton Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka përsëritur thirrjen për formimin e institucioneve të …