Albin Kurti, bëri homazhe te varri i heroit, Ilaz Kodra, por bashkëshorten e tij, Kimeten, ia ka pushuar nga puna

Albin Kurti, bëri homazhe te varri i heroit, Ilaz Kodra, por bashkëshorten e tij, Kimeten, ia ka pushuar nga puna

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka shkruar në 23-vjetorin e rënies së heroit Ilaz Kodra, si bashkëfamiljare e tij. Ajo ka thënë se kryeministri Kurti, ndonëse e përkujton dhe bënë homazhe para varrit të heroit Kodra, gruan e tij, Kimeten, e ka pushuar nga puna dy muaj më parë.  “Si familjarë të komandantit Ilaz Kodra, 30 prilli për ne është ditë përkujtimi dhe krenarie. I tillë ishte edhe sot. Në emër të familjes, i falënderoj të gjithë të afërmit dhe miqtë që na qëndruan pranë dhe ndan me ne dhimbjen dhe kujtimet për të. Për nderimet e sotme, po ashtu, e falënderoj edhe kryeministrin Kurti. Megjithatë, e ndjej për obligim ta them edhe publikisht, që menaxhmenti i ri i Postës së Kosovës, i zgjedhur aty nga Qeveria Kurti, si vazhdimësi e largimeve politike nga puna në këtë institucion, para dy muajsh e ka larguar nga puna edhe bashkëshorten e Ilazit, Kimeten. Ajo tani është duke i kërkuar të drejtat e saj në rrugën ligjore.  Por, mbi të, përveç dhimbjes që ndjen vazhdimisht për humbjen e njeriut më të dashur, sot rëndojnë edhe padrejtësitë e pushtetit të kryeministrit Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …