Brickos

Ylli Mece

Ylli Meçe: “MOTRA E TRETË” E RUSISË VË NË PROVË FUQITË IMPERIALISTE

Është i njohur prej kohësh trinomi i miqësisë antike midis Rusisë- Bjellorusisë dhe Ukrainës ndaj dhe që në gjuhën e diplomacisë së hershme, pikërisht kjo afërsi midis tyre është konsideruar si treshja e motrave. Kjo lidhje e cila manifestohet me afërsinë e gjuhës, në ngjashmërinë e përbashkët të disa dokeve e zakoneve, por dhe pa paragjykime në lidhjet familjare midis njëri tjetrit kanë bërë që këto vende sidomos pa u shpërbërë Bashkimi Sovjetik të karakterizoheshin nga një lidhje dhe miqësi e shëndoshë midis njeri tjetrit. Por devijimi i B. Sovjetik nga rruga socialiste dhe kthimi gradual i saj ne një fuqi imperialiste, bëri që kjo miqësi e cila më parë kishte si bazë vllazërinë dhe solidaritetin e madh midis popujve, me shëmbjen e “Murit të Berlinit” në vitin 1989 dhe rivendosjen e kapitalizmit në këto vende, bëri që jo vetëm miqësia tradicionale e tyre të minohej; por nga vet natyra që mbart ky rend ekonomiko- shoqëror dhe politika ekspasioniste që ndjek kapitalizmi në ekspansionin shtrirjen dhe zgjerimin e territoreve të armiqësoje dhe popujt madje nuk e ka për gjë t’i ndërseje ata kundër njeri tjetrit.

Për të realizuar qëllimet e tyre këto fuqi të mëdha imperialiste e sidomos superfuqitë e sotme në emër pikërisht të”vllazerimit të popujve” ..”miqësise tradicionale”, apo dhe “ shkeljes se te drejtave” dhe “ përndjekjes e shtypjes se pakicave kombëtare” etj..etj kërkojnë të ndezin artificialisht ndjenjën nacionale për të maskuar shovinizmin e tyre. Rusët aty e kishin Ukrainën dhe në vitin e shpërbërjes dhe më vonë kur ishte në fuqi Timoshenko, apo Viktor Yankovici, pse nuk e sulmunan? Nuk e sulmuan sepse ata ndoqën një politikë pro ruse, vasalë të bindur , teksa të tjerët që erdhën më vonë kërkonin një afrimitet me Evropën, duke menduar për tu shkëputur gradualisht nga Rusia me qënë se pjesa perndimore e Ukrainës është pro evropiane dhe përafron nga katolicizmi e kundërt e me pjesën lindore që anon nga Rusia dhe ortodoksia e saj. Për këtë qëllim Ukraina kjo “ motra e trete rebele ” kërkonte me çdo kusht, që për të shpëtuar nga kthetrat e Rusisë së Carit Putin, të afrohej me BE-në dhe NATO-n me mendimin se duke u bërë pjesë e Atlantikut Verior dhe aderuar ne BE, Rusia nuk do e merrte guximin për ta sulmuar. Nuk do e merrte për të vetmen arsye sepse një sulm i mundshëm që i bëhet një vendi ant.. të NATO – s konsiderohet dhe si një sulm ndaj gjithë vendeve që aderojnë në këtë organizëm lufte ndaj dhe Zelenski këmbëngulte dhe këmbëngul me të gjitha format metodat dhe mundësitë dhe kerkonte me çdo kusht që Ukraina të aderonte në NATO dhe në BE.

Nga ana tjetër dhe Rusia ja ka bërë të qartë si Amerikës ashtu dhe B E që këto fuqi të mos futen aspak në ish zonat e dikurshme të influencës së saj ndaj dhe Evropa ngurron dhe nuk ja mba të përballet me një fuqi po aq të rrezikëshme sa është ajo dhe Amerika. Nga ana tjetër dhe vet Rusia nuk mund të ndërhynte dot me trupa dhe mjete luftarake nëse nuk e gjente dot një motiv. Dhe “Eureka” ! Duke ndezur ndjenjën nacionale në pjesën lindore të Ukrainës që kufizohet me vet Rusinë, ajo organizoi drejtoi dhe realizoi lëvizje separatiste që zona si Donetsku , Lughanski që janë pjesë e Donbasit të kërkonin mëvetësi dhe shpallje si republika të pavarura nga Ukraina, se gjoja ato po keqtrajtoheshin dhe diskriminoheshin nga bandat “naziskine” të cilat nëpërkëmbin popullatën ruse në këto zona.

Në këto kushte imperializmi rus e filloi luftën pushtuese ndaj Ukrainës. Në pamjen e jashtëme duket sikur Rusia ruan “ brezin e vet te sigurisë” nga Perëndimi , dmth nga Amerika dhe Evropa. Këtu ka një të vërtetë ,sepse te gjitha superfuqitë me mentalitetin e vet imperialist i ruhen njera tjetres, por nderhyrja aktuale e Rusisë në Ukrainë dhe pse gjoja motivohet për mbrojtjen e pakicave ruse që ndodhen atje dhe përpjekjet për lëvizje të brendshme në këto krahina për shpalljen e pavarsisë nga Ukraina, “de facto” janë pjesë e strategjisë imperialiste të superfuqisë ruse, jo vetëm në këtë zonë, por në të gjitha vendet me origjinë sllave. Interesat e Rusisë janë interesa strategjike të gjitha katerciperisht bazohen në shtrirjen e ekspansionit të vet ekonomik dhe ato çka ajo humbi në kohën e Gorbaçovit , kërkon me ngulm ti rifitojë në kohen e Putinit. Pikërisht këtu bazohet dhe “teoria e katërt” filozofit reaksionar me pikëpamje hitleriane Aleksander Dugin i cili me anë të platformës së vet propogandon “një rend të ri botëror” , multi polar, sikurse dhe rolin e Rusisë në gjithë euro-azinë, duke kritikuar sistemin e sotëm bipolar. Por si sistemi bi-polar aktual dhe ai “ multi-polar”( ku Dugin propozon roline Rusise, Kinës, Indisë , Amerikes latine apo dhe vendeve afrikane) asnjera nga këto nuk mund të zgjidhë dot problemet e sotme të epokës. E shumta zmadhohet koloriti imperialist i superfuqive dhe nga 3-4 që kemi të tilla mbi kurriz të popujve të mund të bëhen 5- 6, pse jo dhe më shumë. Pse kjo është zgjidhja që popujt të shpëtojnë nga zgjedhja imperialiste dhe vargonjtë moderne të skllavërise neo- kolonialiste ? Pikërisht ky mendim e ka ngrit në alarm Evropën reaksionare, por nga ana tjetër ka tronditur dhe xhandarin ndërkombëtar te popujve sikurse jane SH.B.A- ja. Ja pse dhe imperializmi botëror është tronditur shumë dhe Ukraina aktualisht është bërë dhe treguesi sintetik, se superfuqitë janë ato që përgatisin luftën e tretë botërore e cila nëse shpërthen mund të jetë me katastrofa të mëdha për njerëzimin.

Në këtë situatë është për të ardhur keq se shumë intelektuale, madje dhe të tillë që e mbajnë veten se janë komunista, mbështesin njerën superfuqi, për të luftuar tjetrën. Nëse popujt e një kontinenti mbështetin imperializmin e kontinetit të vet, për të luftuar një super imperializem tjeter, kjo do të thotë qe popujt e nje kontinenti të ndërsehen kundër popullit të një kontinenti tjetër. E çfarë ndryshimi ka kjo, nga përleshjet gjakderdhëse të perandorive të hershme të luftës së parë botërore që u kacafytën me njëra tjetrën?! Harxhet në të dy luftrat botërore i paguajtën popujt me gjakun e tyre. Te dalësh me idera e teorira të tilla në mbështetje të imperializmit rus duke përkrahur luftën e tyre imperialiste, apo dhe e kundërta , të radhitesh në krah të Amerikës dhe BE, për të luftuar imperializmin rus, apo social- imperializmin kinez është një miopi e madhe politike, as më shumë e as më pak kjo do të thotë të rreshtohesh përkrah imperialistëve, duke veshur uniformat ushtarake të tyre e të hidhesh në beteja duke dhëne jetën nen thirrjen : Rroftë lufta, rroftë imperializmi teksa duhet të ndodhë e kundërta që çdo luftë imperialiste popujt duhet ta parandalojnë, nëse ajo shpërthen ta kthejnë atë ne luftë çlirimtare dhe atje ku janë kushtet ta zhdukin një here e përgjithmonë sistemin e shtypjes shfrytëzimit dhe barazisë njerëzore me anë të revolucionit proletar. Po në rastin konkret mos vallë popujt duhet të rrinë indiferent ndaj tragjedisë ukrainase ? Kjo do të ishte e pafalshme.

Por,  në rradhë të parë vet populli i Ukraines duhet të ngrihet e të mbrojë lirinë e tij me çdo çmim dhe jo të zgjedhë rrugën e korridoreve humane për tu larguar nga fusha e betejës duke marrë arratinë nëpër Evropë. E gjithë bota në fakt duhet të ngrihet në demonstrata të fuqishme për parandalimin e kësaj lufta gjakatare edhe pse Amerika dhe Evropa derdhin lot krokodili, sikurse dhe vet populli rus duhet ti ndalë dorën imperializmit të Rusisë së carëve të rinj sepse në fund të fundit tragjedia e Ukrainës është tragjedi dhe e vet Rusisë

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …