Vucic

Vuçiq: Serbia ka dashur të abstenojë nga votimi për pezullimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në OKB

Serbia ka dashur të abstenojë nga votimi për pezullimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara, por për shkak të presionit u vendos që të votohet pro rezolutës, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. OKB-ja vendosi të enjten, më 7 prill, të pezullojë Rusinë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut për shkak të raportimeve për krime në territoret e pushtuara në Ukrainë. “Vendimi ynë ka qenë që të jemi të përmbajtur, dhe pastaj ju vijnë presione të panumërta, të rënda që nuk kanë të bëjnë me anën personale. Askush nuk më ka ardhur dhe nuk më ka thënë, as më ka shantazhuar, por po shantazhojnë vendin… Thoshin ‘A e dini se sot apo nesër do të vendoset nëse do të përjashtohemi [Serbia] nga pakoja e sanksioneve [e Bashkimit Evropian] për naftën”, tha Vuçiq në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë (RTS) të enjten, më 7 prill.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet Shala: PDK-ja bëri mirë që e votoi kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Behxhet Sh. Shala – Bajgora ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e …