Vuçiq mbledh qeverinë për të biseduar për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë

Vuçiq thotë jam i shqetësuar me përpjekjen e shqiptarëve për të marrë një vendim për shfuqizimin e Listës Serbe

Kryetari serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë sot se është shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë, dhe se çdo përpjekje për të “shfuqizuar” Listën Serbe mund të ketë pasoja katastrofale për marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve. “Unë jam shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë, veçanërisht në lidhje me përpjekjen e shqiptarëve për të marrë një vendim për shfuqizimin e Listës Serbe”. Vuçiq tha se Lista Serbe mori 96 për qind të votave të serbëve të Kosovës në zgjedhje. “Tashmë ata nuk janë më të sigurt nëse janë helmuar. Ata nuk dinë çfarë të shpikin, por konstatojnë se Lista Serbe duhet të shfuqizohet. Kjo, do të ketë pasoja katastrofale për marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve sepse serbët nuk do të jenë më në institucione. Dhe kur serbët nuk janë në institucione, ju e dini si do të duhet të mbrojnë lirinë dhe vatrën e tyre ”, tha Vuçiq. Kujtojmë se ka arritur në 11 numri i personave të cilët janë pranuar në QKUK, pasi siç kanë thënë, kanë pasur reaksione alergjike pas kontaktit me zarfet me vota, të ardhura nga Serbia. Për shkak të mungesës së rezultateve mjekësore, nuk dihet ende se si erdhi deri te paraqitjet e këtyre simptomave te këta persona

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …