leoni

Vuçiq: Vatikani po ndjek një politikë serioze, duke ruajtur qëndrimin për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ndodhet për vizitë në Vatikan, pas takimit me Papa Françesko, tha se Vatikani po ndjek një politikë serioze, dhe se do të ruajë qëndrimin e tij për të mos njohur pavarësinë e Kosovës, ashtu sikur nuk e ka njohur edhe 11 vjet pas shpalljes. Vuçiq ka saktësuar me këtë rast se  Vatikani dëshiron bisedime dhe një zgjidhje paqësore midis serbëve dhe shqiptarëve. Vuçiç tha se ai kishte mësuar dhe dëgjuar shumë gjatë bisedës me Papën, dhe se ai pa shqetësimin e tij për të gjithë njerëzit në Ballkan dhe sidomos për qytetarët serbë. Vatikani dhe Izraeli janë dy shtete që nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës edhe pse politikanët  shqiptarë nuk prajnë angazhimet e tyre në këtë drejtim dhe vazhdimisht kanë shpresuar dhe shpresojnë kot, sepse çmimi për të marrë njohje nga Vatikani dhe Izraeli, është i pamundur.

Kontrolloni gjithashtu

AAK mblidh Këshillin e Përgjithshëm të hënën – zyrtarizon kandidaturat për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë të hënën mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, …