Vuk Drashkoviq

Vuk Drashkoviq thotë se Serbia e ka humbur Kosovën, prandaj ka dal kundër referendumit

Deklaratat në Samitin e Sofjes nga Vuçiqi se dëshiron ta zgjidhë problemin me Kosovën, po i përkrahin edhe oponentët e tij në Serbi.  Vuk Drashkoviq ish-ministër i jashtëm dhe tash lider i Lëvizjes për Ringjalljen Serbe, po thotë se Vuçiqi po i paraqet qëndrimet reale për Kosovën. Ai ka thënë se Kosova është e humbur, prandaj ka daluar kundër referendumit. “Vuçiq na e kujton me kujdes, pasi e di edhe ai se Kosova është e humbur, kjo është një luftë që ne e kemi nënshkruar, pra nuk ka shtet të Serbisë në Kosovë. Vendosi edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë se ky vendim nuk është në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara”, tha ai.

Drashkoviq ka theksuar se qëndrimi i tij kundër referendumit për Kosovën, është pasi serbët nuk po i njohin faktet dhe po e cilësojnë Kosovën pjesë të Serbisë. “Unë mendoj se kjo duhet të shmanget, pasi njerëzit nuk e dinë aspak, pra nuk i njohin faktet. Pra njerëzit mendojnë se Kosova është pjesë integrale e Serbisë”, theksoi Drashkoviq. Ndryshe pikërisht për një zgjidhje me Kosovën, Vuçiq së fundi ka zhvilluar vizita në Gjermani, Turqi e Rusi.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Tomash Szunyog: Rruga e Kosovës drejt BE-së, kalon përmes dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomash Szunyog, ka adresuar çështjen e integrimit …