William Walker konsideron se politikanët e Kosovës nuk po tregohen patriotë për të zhvilluar vendin

Ish-shefi i Misionit verifikues të OSBE-së, gjatë luftës në Kosovë, shprehet se sistemi politik në vend nuk po funksionon. Duke folur për krizën politike në vend, William Walker përgjegjësinë ua lë jo  vetëm politikanëve të vendit, e Qeverisë, por edhe problemeve të trashëguara, si dhe  gabimet që kanë bërë organizatat dhe faktorët ndërkombëtarë që kanë vepruar pas çlirimit në Kosovë. Voker foli edhe për planin e tij për të organizuar diasporën shqiptare nga të gjitha vendet e Ballkanit, për të rritur ndikimin e tyre. Ai ka  folur për simpatinë e tij ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, por ka nënvizuar  se nuk përkrah protestat e dhunshme.  Voker mendon se politikanët nuk po tregohen patriotë për të zhvilluar vendin, por po përpiqen të përmbushin vetëm interesat e tyre personale.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtësia troket pas 26 vitesh: Aktakuza për Reçakun gati, Prekazi në prag, krimet që Serbia s’mund t’i fshehë më

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 21 shtetasve serbë …