William Walker dhe Ahmet Qeriqi

William Walker mori pjesë në shfaqjen e filmit, “Saga e Reçakut” në Shtime

Sot në orën 12.00 në Sallën e Kulturës në Shtime, u shfaq filmi dokumentar, “Saga e Reçakut”,  që i kushtohet Masakrës së 15 janari të vitit 1999, kur forcat policore e ushtarake serbe kishin kryer një krim mizor kundër banorëve të këtij fshati. Në shfaqje mori pjesë edhe ish-kryesuesi i OSB-së gjatë luftës, qytetari i nderi i Reçakut dhe i krejt Kosovës, Wiliam Voker. Ai tha se  me shfaqjen  e këtij filmi ka kuptuar më shumë për Reçakun dhe vuajtjet e popullatës së kësaj ane gjatë historisë. Tani e kam edhe më të kompletuar dijen time për Reçakun  ka thënë mes tjerash, z. Voker, i cili me një intervistë të tij ka kontribuar shumë në realizimin e dokumentarit, “Saga e Reçakut” realizuar nga  TV-Dielli.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …