Ischinger

Wolfgang Ischinger, ka thënë se pa e njohur Kosovën, Serbia nuk duhet të pranohet në Bashkimin Evropian

Diplomati i njohur  gjerman, Wolfgang Ishinger, ka thënë se pa e njohur Kosovën, Serbia nuk duhet të pranohet në Bashkimin Evropian dhe kjo pas Samitit të Berlinit tashmë është bërë e qartë se s’duhet të ketë diskutime për ndarje territoresh në vija etnike. Ishinger ka thënë se Kosova duhet të heqë taksën ndaj mallrave serbe dhe të fitojë menjëherë liberalizimin e vizave.  Tani të gjithë e dinë pak më mirë se çka nuk është e dëshirueshme, por si të vazhdohet tutje? Serbia, duke  njohur Kosovë fiton Rrugë të përshpejtuar për anëtarësim në BE? Por është e qartë – pa njohje – s’ka anëtarësim! Dhe Kosova do të duhej të ndalë taksën dhe të fitojë lëvizjen pa viza, menjëherë!” ka shkruar ai eksperti gjerman për Ballkanin Ishinger.

Kontrolloni gjithashtu

Fitim Selimi

Fitim Selimi: Më 12 shtator do të jem në Marshin për Liri, për drejtësi dhe për të vërtetën e UÇK-së

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fitim Selimi, ka ftuar qytetarët që më 12 shtator …