Olta Xhaçka

Xhaçka: NATO duhet të vijojë politikën e dyerve të hapura për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka mori pjesë në takimin jo zyrtar dyditor të  Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në rang të Ministrave të Jashtëm të mbajtur në Berlin. Gjatë fjalimit të saj para të pranishmëve, ajo porositi që NATO të jetë e hapur për pranimin e Kosovës në kuadër të saj. “NATO duhet të vijojë politikën e dyerve të hapura për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën e cila ndan të njëjtat vlera, si një kontribut i sigurisë së Evropës në tërësi”, theksoi ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka. Ajo shtoi më tutje se përkrah vendimin e Finlandës dhe Suedisë për të filluar praktikat e aderimit në NATO dhe theksoi se bashkimi është çelësi i sigurisë kolektive të aleancës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …