Xhalal Sveçla rrah gjoks, ndërsa edhe aksionin Prokurorisë, në Ferizaj, ia përshkruan vetes, Albinit e Vetëvendosjes

Xhalal Sveçla rrah gjoks, ndërsa edhe aksionin Prokurorisë, në Ferizaj, ia përshkruan vetes, Albinit e Vetëvendosjes

Prokurori i Shtetit ka reaguar kundër deklaratës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për aksionin e së martës të Policisë së Kosovës në Brezovicë, duke shtuar se ai po mundohet që t’iu jap karakter politik aksioneve të policisë. Ministri Sveçla, ashtu si edhe aksioneve të tjera të prokurorisë edhe rastin e ditës së djeshme të zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, në komunën e Shtërpcës dhe më gjerë, mundohet që t’iu jap karakter politik. Hetimi dhe ndjekja e rasteve penale nuk është punë e Ministrisë së Punëve të Brendshme e as e sektorëve tjerë qeveritarë, por është kompetencë ekskluzive e Prokurorit të Shtetit. “Hetimet dhe rastet penale nuk kanë konotacion politik dhe nuk duhet të komentohen nga organet politike. Aksioni është punë dhe angazhim disavjeçar i Prokurorisë i mbështetur nga organet tjera ligjzbatuese, për më tepër është në vazhdën e përpjekjeve të Prokurorit të Shtetit  për forcimin e sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre, që kryejnë vepra penale pavarësisht pozitës, funksionit apo etnisë që ata kanë, thuhet në reagimin e Prokurori të Shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Lindner: Synimi i Putinit s’është vetëm Ukraina por edhe Evropa

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner ka thënë se synimi i Putinit s’është vetëm pushtimi …