Brickos

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, në Ferizaj, Shukri Jashari paraqiti detaje për aksionin e në komunën e Shtërpcës

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, në Ferizaj, Shukri Jashari, paraqiti detaje për aksionin, në komunën e Shtërpcës

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari bashkë me prokurorin e çështjes,  Rasim Maloku, si dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës, kanë dhënë detaje për aksionin e zhvilluar dje në komunën e Shtërpcës. Në konferencë u tha se nga ky aksion janë vënë në pranga 10 të pandehur,  ndërsa janë sekuestruar 61 mijë euro dhe monedha të tjera si: dollarë, franga zvicerane, lekë. Përveç kësaj në konferencë u bë e ditur se janë sekuestruar edhe 8 vetura në vlerë prej 300 mijë euro, armë zjarri, telefona, aparate për prodhimin e kriptovalutave etj. Në mesin e 10 të arrestuarve është edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq, për të cilin ka dyshime se derisa ishte kryetar  i Shtërpcës ka përfituar mbi 1 milion euro. “Dyshimet konsistojnë në vlera që kalojnë vlerat milionëshe…Ai ka  përfituar si dhurata, vetura që janë dhënë për lëshimin e lejeve”, tha ai. Prokurori tha po ashtu  se ka dyshime për ndërtimin e vilave pa leje dhe në mënyrë të kundërligjshme, në Brezovicë.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …