Xhavit Haliti

Xhavit Haliti: Albin Kurti po përpiqet që marrëveshjen e Washingtonit ta prezantojë si një lloj tradhtie

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka shprehur mëdyshjen e tij rreth prezantimit që kryeministri, Albin Kurti mund t’ia bëjë marrëveshjes së Washingtonit përpara elektoratit që ka. Sipas tij, Kurti do të përpiqet që këtë marrëveshje ta prezantojë si një lloj tradhtie. Në marrëveshjen e nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, u arrit dakordimi që Kosova dhe Serbia, do të punojnë me Koorporatën Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar dhe EXIM, në memorandumet e mirëkuptimit, për të operacionalizuar autostradën e paqes, lidhjen hekurudhore Prishtinë-Merdare, lidhjen hekurudhore Nish-Prishtinë, sigurimin e financave për mbështetjen e kredive që kërkohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, projekte shtesë dypalëshe dhe prani e plotë ndërkombëtare në Beograd, e DFC-së. Pika e fundit e kësaj marrëveshjeje ia siguroi Kosovës një njohje të re, atë nga Izraeli.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …