Tema të tjera...
Veprimet e njëanshme të Kurtit i kushtuan Kosovës qindra miliona euro dhe marrëdhëniet me BE-në
18/12/2025
Edita Tahiri: Zgjedhjet e 28 dhjetorit mund të shpëtojnë Kosovën nga dështimet e mëparshme
18/12/2025
Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës tërhiqen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës
18/12/2025
Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmoreve, Xhavit Jashari, ka njoftuar se lagjja Jashari nga Prekazi mori pjesë në ceremoninë e varrimit dhe të pames së Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi. Jashari ka theksuar se kjo lagje ka qenë prezentë në të gjitha aktivitetet që u mbajtën për këtë rast, duke shprehur nderimin e thellë për veprën dhe kontributin e të ndjerit. Jashari ka shkruar: “Lagja Jashari ishte në homazh, si dhe në varrimin e babait të Presidentit Hashim Thaçi! Po ashtu, të organizuar si kurrë më parë ishim edhe për ngushëllime në Familjen Thaçi. Baca Hagji Thaçi, të qoftë i lehtë dheu i Atdheut për të cilën punove, veprove dhe luftove. Lavdi jetës dhe veprës tuaj në shërbim të lirisë së Atdheut!”
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
