Xhavit Jashari: Organizatat e dala nga lufta nuk do të marrin asnjë veprim, do ta presim interpretimin e Kushtetueses për Ligjin për Pagën Minimale

Xhavit Jashari: Organizatat e dala nga lufta nuk do të marrin asnjë veprim, do ta presim interpretimin e Kushtetueses

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka deklaruar se do të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Pagën Minimale, edhe pse kishin paralajmëruar bllokim të Kuvendit. Jashari në takimin e thirrur nga AAK-ja, shtoi se lënia jashtë Ligjit për Pagën Minimale e kësaj kategorie është vendimi më i keq dhe gabim i madh. Madje ai këtë e ka quajtur tradhti dhe keqpërdorim të besimit të qytetarëve. “Vendimet e fundit të kësaj Qeveria përmes deputetëve, ka bërë një gabim të madh. Ka bë tradhti ndaj kësaj kategorie. Mos ta keqpërdorin besimin që ia kanë dhënë qytetarët, Ata që e kanë marrë besimin të punojnë. Ne nuk do të heqim dorë nga qëndrimet e tona. Deri në interpretim të Kushtetuese ne do të presim, edhe pse jemi preku keq është therr dinjiteti i secilit qytetarë”, tha ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …