Jeffry Hovenier

Xhefri Hovenier, dënoi aktin e djegies së një veture në veri, për shkak të targave dhe i bëri thirrje Qeverisë Kurti për shtyrjen e afatit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Xhefri Hovenier, ka reaguar lidhur me rastin e djegies së një veture në veri, e cila ka kthyer targat në RKS.  Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë aktin e djegies e shkatërrimit të pronave dhe çfarëdo përpjekje tjetër për të poshtëruar e penguar ata të cilët dëshirojnë të regjistrojnë makinat e tyre me RKS. Ambasadori Hovenier,  ka përsëritur edhe një herë kërkesën drejtuar  Qeverisë  së Kosovës për shtyrje të plotë të implementimit të vendimit për 12 muaj, në mënyrë që targat RKS mund të vendosen pas kësaj periudhe. Po ashti ai ka ritheksuar se Amerika mendon që Kosova ka të drejt të implementojë një ndryshim të tillë të targave.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Dorëheqja e Albin Kurtit, do të ishte zgjidhja më korrekte për krizën politike në Kosovë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi se mënyra më korrekte për të zgjidhur krizën aktuale …