leoni

Xhelal Sveçla: 13 afganët e arritur mbrëmë në Kosovë janë strehuar në ish kampin e “Bechtel-Enkas”

Xhelal Sveçla: 13 afganët e arritur mbrëmë në Kosovë janë strehuar në ish kampin e “Bechtel-Enkas”

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka treguar se mbrëmë në Kosovë kanë arritur edhe 113 afganë. Në një konferencë për media, ai ka treguar se ata janë strehuar në ish kampin e “Bechtel-Enkas” në afërsi të Ferizajt. “Pas kërkesës zyrtare të SHBA-ve dhe NATO-s për strehim të shtetasve afganë, Qeveria e Kosovës ka vendosur t’iu ofroj strehim dhe mbrojtje të përkohshme. Ne kemi mbërritjen e dy grupeve të shtetasve afganë. I fundit ka qenë mbrëmë pas mesnate, ku 113 shtetas afgan bashkëpunëtor të NATO-s së bashku me familjarë të tyre kanë ardhur janë proceduar sipas ligjeve të Kosovës dhe janë akomoduar në ish kampin e Bechtel Enkas në afërsi të Ferizajt”, ka thënë Sveçla, duke treguar se sot pritet të vijnë në Kosovës edhe 131 shtetas tjerë afganë.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati për kryetar të Maqedonisë, Bujar Osmani, ka prezantuar platformën prej 10 pikave për zgjedhjet e 24 prillit

Bujar Osmani paralajmëron mekanizma për efikasitet “Çair 48” dhe tabelë publike: a do të bëhet Komuna e Çairit më në fund efikase në punë?

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, sot para ndërtesës së komunës artikuloi …