Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për huazimin e kamerave regjistruese nga KQZ-ja e Shqipërisë për zgjedhjet lokale në vend. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në Tiranë dhe në emër të dy institucioneve nënshkruan kryetari i KQZ-së së Kosovës, Kreshnik Radoniqi dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve i Shqipërisë, Ilirjan Celibashi. Përmes kësaj marrëveshje bashkëpunimi bëhet e mundur huazimi i 50 kamerave regjistruese nga KQZ-ja e Shqipërisë, të cilat do të përdoren gjatë proceseve të ndryshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, përfshirë numërimin e votave me kusht dhe atyre me postë si dhe gjatë rinumërimit eventual të vendvotimeve. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi u shpreh se përdorimi i këtyre kamerave regjistruese në QNR do të ndihmonte KQZ-në në rritjen e besueshmërisë së qytetarëve dhe kandidatëve në aktivitetet që zhvillohen në këtë qendër.

Nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, priti në takim komandantin e Komandës Perëndim të KFOR-it, Adrea Bortazzo

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, priti në takim komandantin e Komandës  Regjionale Perëndim të KFOR-it, kolonelin Adrea Bortazzo. Ky takim kishte karakter njoftues, pas marrjes së komandës nga koloneli Bertazzo, i cili u njoftua nga nënkryetari Berisha, për zhvillimet e përgjithshme në Malishevë.

Fillimisht nënkryetari Berisha, pasi e falënderoi për vizitën,  e njoftoi komandantin Bertazzo, për zhvillimet në Komunën e Malishevës, investimet që janë duke u bërë, si dhe me gjendjes aktuale me pandemi dhe angazhimin e komunës në menaxhimin e situatës. Po ashtu, pas interesimit të komandantit, e njoftoi edhe për gjendjen me zjarre gjate sezonit të verës.

Nënkryetari Berisha dhe koloneli Bertazzo, kanë biseduar edhe për çështje tjera, përfshi edhe bashkëpunimin e ndërsjellë.

Në fund, nënkryetari Berisha,  e falënderoi KFOR-in për angazhimin e tyre në vend, si dhe për bashkëpunimin e mirë me Komunën e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari: Me 16 maj 2024, do të bëhet zbulimi i pllakës Shtëpi Bazë e UÇK-së

Për nderë të 25 vjetorit të rënies Heroike të Dëshmorit të Kombit, Fejzullah Hajdaraj pjesëtar …