Xhevat Bislimi: Gjithmonë i pa pajtuar me qyqarllekun dhe mjerimin e Rugovës, Albin Kurti u "shtrëngua" të shkonte e të përulej me "nderim" të varri i tij

Xhevat Bislimi: UÇK-ja dhe aktet-dokumentet ndërkombëtare për Kosovën deri te Plani i Ahtisarit

 Kosova dhe zbatimi i Planit të Ahtisarit është edhe sot e kësaj dite një “proces” i papërfunduar. Shpallja e Pavarësisë nuk ia vuri pikën statusit të  Kosovës. Për rregullimin e brendshëm të Kosovës dhe për marrëdhëniet e saj me pushtuesen e saj të deridjeshme, Serbinë, po vazhdojnë bisedimet në  Bruksel. Lëshimet e bëra gjatë këtyre bisedimeve kanë prekur “vijën e kuqe”. Ishte edhe një arsye tjetër që më bënte të luhatesha në përcaktimin tim për këtë temë: mendimi se mund të isha subjektiv në shtjellimin e kësaj teme me interes për Kosovën, për çështjen shqiptare dhe për rajonin. Të qenit bashkëkohanik i këtyre ngjarjeve dhe në një mënyrë a në një tjetër edhe pjesë e tyre që nga vitet e tetëdhjeta mund të më nxirrte subjektiv dhe mund ta dëmtonte këtë punim. Mirëpo, e binda veten se të qenit pjesë e këtyre zhvillimeve tridhjetë  e sa vjeçare në Kosovë duhet kuptuar më shumë si përparësi për një punime të tilla. Më ndihmoi dhe më inkurajoi edhe përkrahja që mora nga mentori im, profesori i nderuar, Jonuz Abdullai.

Shqiptarët (pellazgët-ilirët-arbërit) për shumë studjues dhe autorë, janë populli më i vjetër në  Evropë e më gjerë. Debati për prejardhjen, gjuhën dhe qytetërimin e tyre vazhdon edhe sot e kësaj dite. Lashtësia dhe autoktonia e tyre në Iliri-Ballkan kundërshtohet me lloj-lloj teorish dhe me lloj-lloj argumentesh “shkencore”, sidomos nga studjuesit e vendeve fqinje, të cilat kanë  pushtuar më shumë se dy të tretat e tokave të Shqipërisë. Artikuj, raporte, elaborate dhe libra të shumtë, në funksion të teorive që mohojnë autoktoninë e shqiptarëve, janë bërë nga qarqe intelektuale, akademike dhe shtetërore të Serbisë. Në themel të këtij përkushtimi dhe angazhimi shtetëror, politik, propagandistik e “shkencor” ishte ideja, “argumenti” dhe teoria që përpiqej të provonte se shqiptarët kishin ardhur në Kosovë në shek XVII! Kjo literaturë me qëllime dhe porosi kryekëput shoviniste përkthehej dhe shpërndahejë edhe nëpër botë. Me këto teori Serbia dhe sivllezërit e saj kërkonin t’i arsyetonin dhe t’i përjetësonin pushtimet, spastrimet dhe sllavizimin e tokave të Shqipërisë. Të njëjtën gjë bënte edhe Athina zyrtare dhe shovinizmi grek. Kjo edhe është arsyeja që kreun e parë të këtij punimi ia kam kushtuar lashtësisë dhe prejardhjes së popullit shqiptar në përgjithësi, si dhe Dardanisë-Kosovës në veçanti. Ashtu si nuk mund të ndahet dhe as të kuptohet Dardania pa Ilirinë, edhe Kosova nuk mund të ndahet dhe të kuptohet pa Shqipërinë, sepse është pjesë e pandashme e çështjes shqiptare dhe e Shqipërisë. Por, pushtimi dhe copëtimi e ricopëtimi i tokave të pushtuara të Shqipërisë midis vendeve fqinje ka imponuar përpjekje dhe çasje të ndara për këto krahina dhe toka të Shqipërisë.

Kosova, edhe kështu e rrudhur pas copëtimeve dhe ricopëtimeve të saj, përbënte njërën prej hallkave kryesore të zgjidhjes së çështjes shqiptare në Iliri-Ballkan. Ndoshta edhe pozita e saj në zemër të Ilirisë e “favorizonte” atë për të qenë krahina më e dëshiruar nga shovinistët serbo-maqedono-malazezë, nga njëra anë, dhe në ballë të përpjekjeve për liri, nga ana tjetër. Qytete dhe fshatra të tëra të Kosovës-Shqipërisë u pushtuan dhe u spastruan e sllavizuan gjatë luftës serbo-turke 1876-1878 (rreth 11.000 km katrore). Dhuna, terrori dhe gjenocidi për qëllime të spastrimit të tokave të Shqipërisë nga shqiptarët dhe të sllavizimit të tyre vazhduan edhe gjatë luftrave ballkanike dhe deri në ditët tona. Pas LDB Kosova u copëtua dhe u nda midis Republikës së Serbisë, asaj të Maqedonisë dhe Malit të Zi. Një pjesë e saj (10878 km katrore) u la si “oblast” (rreth) e më vonë u bë krahinë autonome me status të dyfisht kushtetues: element konstitutiv i federatës jugosllave dhe pjesë e Republikës së Serbisë.

Përpjekjet e pjesës së pushtuar të popullit shqiptar për të mbijetuar në tokën e tyre dhe për t’u çliruar nga zgjedha e rëndë e robërisë nuk kishin pushuar për asnjë çast. Krijimi i shtetit shqiptar qoftë edhe në më pak se një të tretën e Shqipërisë (28740 km katrore) e bënte më të lehtë ekzistencën dhe qëndresën e krahinave të pushtuara. Ç’është e vërteta ishte një shtet i vogël dhe i pafuqishëm, por ishte dhe mbeti shpresa, besimi, mbështetja dhe forca e vetme për çlirimin e trojeve të robëruara. Me përpjekje, mund e flijime të mëdha pozita e shqiptarëve në Jugosllavi ishte përmirësuar gjatë viteve të shtatëdhjeta, por ishte larg asaj që pretendonte dhe që i takonte popullit shqiptar të pushtuar nga Jugosllavia. Shpërthimi i demonstratave të 11 Marsit 1981 e tronditi në themele Jugosllavinë  dhe “jugosllavizmin” e saj. Me këto ngjarje, falë edhe Tiranës zyrtare, Kosova dhe çështja shqiptare në Jugosllavi u ndërkombëtarizua. Nuk vonoi shumë (as një dekadë) dhe Jugosllavia federative u shpërbë. Shqiptarët nuk qenë të përgatitur dhe të fuqishëm që krahas me popujt tjerë të shkëputeshin dhe të pavarësoheshin nga Jugosllavia dhe nga republikat që deri atëherë e përbënin atë. U dasht të kalonte gati një dekadë që kombi shqiptar të nxirrte nga gjiri i tij një forcë të armatosur, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë. Përpjekjet e armatosura dhe ato politiko-diplomatike me kohë u kufizuan vetëm në çlirimin e Kosovës administrative. Lufta Kundërpushtuese Çlirimtare e UÇK-së dhe e mbarë kombit shqiptar i detyroi Fuqitë e Mëdha (Grupin e Kontaktit) që të organizonin një Konferencë Ndërkombëtare për ta mbyllur këtë luftë shqiptaro-serbe, e cila me flakët e saj kërcënonte rajonin dhe Evropën. Marrëveshja që doli nga Konferenca e Rambujes ishte e padrejtë për shqiptarët. Ajo pati vetëm një të mirë: bombardimet e Serbisë nga NATO-ja dhe përfundimin e luftës. Ky edhe ishte qëllimi i parë dhe i fundit i këtyre bombardimeve. Çështja shqiptare e Kosovës dhe rëndësia e saj për qëndrueshmërin dhe paqen në rajon u dëshmua edhe me ndërhyrjen e NATO-s. Marrëveshja e Rambujes u bë edhe bazë e të gjitha dokumenteve dhe akteve tjera ndërkombëtare për Kosovën.

Në përputhje me Rezolutën 1244 në Kosovë u vendosën trupat e NATO-s,-KFOR-i, dhe administrata ndërkombëtare e OKB-së, UNMIK-u. Kjo me qëllimin e rivendosjes së paqesë në këtë krahinë dhe parandalimin e përshkallëzimit të luftës në rajon. Sepse çështja e pazgjidhur shqiptare nuk mund të kufizohejë dhe as të përmblidhej vetëm me Kosovën. Hiç më e mirë nuk ishte as pozita e shqiptarëve tashmë nën Maqedoni, nën Mal të Zi dhe e atyre nën Serbi (Kosova Lindore). Të mos flasim për arvanitasit-shqiptarët nën Greqi, të cilët nuk gëzojnë asnjë të drejtë kombëtare. Ndoshta këtu edhe duhet kërkuar shkakun e vërtetë të ndërhyrjes së NATO-s dhe shkakun e vendosjes së trupave të saj e të administratës së OKB-së në Kosovë e jo në vendin që ishte shkaktari i të gjitha tragjedive në Iliri-Ballkan, në Serbi.

Afati tre ose pesë vjeçar i qëndrimit të UNMIK-ut në Kosovë nuk po respektohej. Statusi i Kosovës po shtyhej dhe zgjidhjes së kësaj çështjeje nuk po i shihej fundi. Bota sikur kishte çështje më të rëndësishme për të zgjidhur e për të mbyllur. Edhe klasa politike e Kosovës nuk u tregua e zonja për ta marrë në dorë fatin e Kosovës dhe për ta imponuar zgjidhjen më të mirë për shqiptarët. Një klasë politike e re, e përçarë dhe, një  pjesë e saj edhe e kapur, nuk mund të bënte më shumë. Tirana zyrtare, ajo që duhej të ishte më e zëshme, më e qartë, më e vendosur dhe më e organizuar përkrah krahinës së saj, Kosovës, pothuaj se dështoi! Ndërsa, Serbia, e mbështetur nga mikja e saj historike, Rusia, dhe nga aleatët e saj po e merrte veten dhe po i shfaqte gjithnjë e më hapur dhe më me agresivitet pretendimet e saj për t’u mos u larguar nga Kosova. Karta më e mirë dhe më e fuqishme në duart e saj u bë pakica serbe, kisha ortodokse “serbe” dhe trashëgimia kulturore “serbe” në Kosovë. Loja me këtë kartë u pranua jo vetëm nga Fuqitë e Mëdha (qendrat e vendosjes botërore), por ajo lojë u pranua me një mendjelehtësi të pa parë edhe nga klasa politike e Kosovës dhe nga institucionet e saj unmikiane.

Bisedimet e Vjenës prodhuan Planin e Ahtisarit, i cili në përmbajtje (madje edhe në formë) nuk dallonte nga Plani i Serbisë për Kosovën i prillit 2004! Me këto bisedime dhe me mjete politike e diplomatike Serbia ia doli të krijonte komuna serbe ose me shumicë serbe në Kosovë, zona të mbrojtura dhe eksterritore! Madje, me këto bisedime edhe qyteti i Mitrovicës u nda në dy pjesë dhe u organizua në dy komuna të veçanta (jugore dhe veriore), duke u bërë TURPI i klasës politike në Kosovë, i Evropës dhe i Fuqive të Mëdha! Me këto zgjidhje pakica serbe po fitonte statusin e një populli shtetformues, ndërsa Serbisë po i garantohejë prania e saj dhe e interesave të saj në Kosovë. Madje, Serbia po bëhej “ortake” në Kosovë! Këto zgjidhje morën formën dhe përmbajtjen e nevojshme dhe të pretenduar nga Serbia dhe miqtë e saj me bisedimet shtesë në Bruksel gjatë këtyre dy viteve. Këto bisedime po rrumbullakojnë krijimin e entitetit autonom serb në Kosovë me lidhje të veçanta me Serbinë dhe me Serbinë brenda Kosovës!

Ky status i pakicës serbe dhe ky “partneritet” i Serbisë në Kosovë përbën kërcënim të përhershëm për sigurinë, paqen dhe qëndrueshmërinë e Republikës së Kosovës. Prandaj, populli shqiptar i Kosovës, që përbën mbi 90% të popullsisë, institucionet e Republikës dhe shteti shqiptar (Republika e Shqipërisë), në bashkëpunim të ngushtë me miqtë tanë, duhet të fillojnë të mendojnë, të organizohen dhe të përgatiten në mënyrë adekuate për t’i përballuar këto zgjidhje të rrezikshme për Kosovën dhe për paqen në rajon. Tirana dhe Prishtina duhet të gjejnë rrugët dhe mjetet adekuate për t’i mbajtur nën kontroll këto zgjidhje dhe për ta nxjerrë Serbinë nga Kosova. Krahas ecjes në rrugën e integrimeve evropiane, Tirana dhe Prishtina (pa i harruar krahinat tjera shqiptare) duhet të ecin sigurtë edhe në rrugën e integrimeve kombtare. Ribashkimi i kombit shqiptar në një shtet të vetëm do të duhej të ishte objektiv kombëtar, sepse kjo është zgjidhja që garanton paqe, siguri dhe qëndrueshmëri të përhershme në Iliri-Ballkan. Zgjidhja e plotë e çështjes shqiptare është interes afatgjatë edhe i vendeve dhe popujve fqinjë, të cilët do të “çliroheshin” njëherë e pëgjithmonë nga shqiptarët dhe do të bashkëjetonin në paqe dhe harmoni fqinjësore në familjen e madhe evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …