Qeriqi: Kushtetuesja duhet të vendosë për veteranët brenda 9 ditësh

Xhevdet Qeriqi: Qeveria Kurti, miliona për OJQ-të, zero euro për invalidët e UÇK-së

Invalidi i UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka akuzuar ashpër Albin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës për, siç tha ai, neglizhencë dhe keqtrajtim të veteranëve dhe invalidëve të luftës. Në një reagim publik, Qeriqi deklaroi se nga viti 2021 e deri më sot, qeveria ka ndarë miliona euro për organizata joqeveritare dhe individë të ndryshëm, ndërsa sipas tij nuk është ndarë “asnjë cent” për Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe invalidët e luftës. “Qeveria Kurti ka ndarë miliona euro për OJQ serbe dhe për organizata që e sulmojnë historinë dhe lavdinë shqiptare, ndërsa zero euro për invalidët që bartin plagët e luftës”, ka deklaruar ai. Qeriqi tha se kjo qasje ka për qëllim nënçmimin dhe përbaltjen e veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së, duke përmendur edhe largimin e tyre nga përfitimet e lidhura me pagën minimale. Ai akuzoi qeverinë se ka krijuar klimë linçimi ndaj ish-luftëtarëve sa herë që ata reagojnë publikisht për të drejtat e tyre. Në reagimin e tij, Qeriqi përmendi edhe organizata dhe individë që sipas tij kanë përfituar fonde të mëdha publike, duke përfshirë edhe një OJQ serbe të quajtur  Qendra Gjithëpërfshirëse e Grave, si dhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës. Ai pretendoi se gjatë mandatit të kësaj qeverie janë ndarë qindra mijëra euro për organizata dhe figura publike, ndërsa veteranët dhe invalidët e luftës janë lënë pa mbështetje institucionale.

Kontrolloni gjithashtu

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Hovenier paralajmëron Kosovën: Refuzimi i ofertës së Trumpit për gazin mund të zbehë interesin amerikan

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një pjesë …