Joe Biden është caktuar zyrtarisht kandidat presidencial i Partisë Demokratike, gjatë kuvendit të partisë

Xho Bajden është caktuar zyrtarisht kandidat presidencial i Partisë Demokratike gjatë kuvendit të kësaj partie, i përkrahur në formë virtuale prej disa prej politikanëve më të njohur në Shtetet e Bashkuara. Dy ish-kryetarët e vendit, Bill Clinton dhe Jimmy Carter, si dhe ish-Sekretari i Shtetit, republikani Colin Powell, e kanë mbështetur Bidenin. Clintoni ka thënë se presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka sjellur “kaos” në Zyren Ovale. Biden ndodhet në epërsi në sondazhe në raport me Trumpin, në prag të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: “Ajo që po ndodh dy vitet e fundit është pengmarrje e Kosovës”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zhvillimet politike dhe institucionale në …