Prej ditës së nesërme ndalohet përdorimi i dinarit serb në pagesat me para të gatshme në Kosovë, sipas një vendimi të BQK-së

Xhonathan Mur: Vendimi i Qeverisë-Kurti për dinarin, ka qenë i gabuar dhe provokim i panevojshëm

Ish-zyrtari i  lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Xhonathan Mur, ka deklaruar se Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ndaloi përdorimin e valutës shtetërore serbe, për shit-blerje dhe transaksione financiare në territorin e Kosovës ka qenë vendim  i  gabuar, i pakoordinuar dhe një provokim i panevojshëm. Duke marrë për bazë faktin se Kosova aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe  në NATO, një gjë e tillë nuk mund të arrihet pa një bashkëpunim adekuat me bashkësinë ndërkombëtare, tha Xhonathan Mur. I pyetur se çfarë ndikimi do të kenë zgjedhjet në Bashkimin Evropian dhe në Amerikë  në mbarëvajtjen e procesit të dialogut,  z. Mur tha se Kosova duhet të ndërmarrë hapa pozitivë dhe të tregojë aftësi për të menaxhuar politikat në atë mënyrë për të fituar mbështetje pozitive në këmbim.

Kontrolloni gjithashtu

Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen tonë kombëtare

Franca kërkon të shtyhet vendimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sipas burimeve diplomatike të Albanian Post, Qeveria e Francës ka bërë një demarsh te vendet …